BSH: Po rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë

BSH: Po rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë

44
0
Shares

Banka e Shqipërisë deklaroi se pas pesë vitesh rënie, çmimet e banesave në kryeqytetet kanë filluar të rriten sërish.
Sipas Bankës, vitin e kaluar apartamentet në Tiranë u shtrenjtuan me 4.6 për qind krahasuar me një vit më parë, duke ju rikthyer tendencës rritëse për herë të parë që nga viti 2010.
Aktualisht çmimet e banesave në kryeqytet variojnë nga 400 euro për metër katrorë në periferi deri në 2500, ose edhe 3000 euro për metër katrorë në lagjet elitare afër qendrës.
Të dhënat tregojnë se vitet e fundit çmimet e apartamenteve kanë ndjekur zhvillimet e ekonomisë. Pas vitit 2009, kërkesa për apartamente ra në mënyrë të ndjeshme veçanërisht në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera të territorit të vendit. Kjo bëri që çmimet e apartamenteve të hyjnë në një periudhe 5-vjeçare rënieje duke i dhënë fund rritjes dyshifrore të çmimeve që kishin shënuar para krizës.
Por sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa për apartamente duket se është rigjallëruar, e mbështetur nga forcimi i rritjes ekonomike dhe ai i të ardhurave familjare, çka ka rikthyer trendin rritës të çmimeve për banesat, ndonëse me ritme më të ulëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY