Zbulohen vatra të gripit të shpendëve në dy fshatra në Fier

Zbulohen vatra të gripit të shpendëve në dy fshatra në Fier

40
0
Shares

Vatra të gripit të shpendëve janë zbuluar në dy fshatra të Fierit.
Zyra e Veterinarisë në bashkinë e Fierit  konfirmon lajmin.
Luiza Strati thotë se zonat e prekura janë Semani dhe Topoja. Ajo shton se si pasojë e këtij virusi kanë ngordhur një numër i madh shpendësh në këto dy zona. “Janë prekur shpendë të mbi 20 mijë familjeve”, thotë Luiza Strati.
“Janë dërguar analizat në Institutin e Bujqësisë, por nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. I bëjmë thirrje Institutit të Bujqësisë, të sjellë përgjigje. Nevojitet të merren masa dhe të vendoset karantina. Instituti i Bujqësisë të mos neglizhojë situatën. Gripi i shpendëve nuk përhapet te njerëzit. Mostrat e shpendëve të ngordhur prej 4 ditësh janë dërguar në institut. Gripi dyshohet se është përhapur nga harabelat”, tha Strati.

                                                                      

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY