Arrestohet deputetja shqiptare në Kosovë, i gjendet armë pa leje

Arrestohet deputetja shqiptare në Kosovë, i gjendet armë pa leje

39
0
Shares

Mëngjesin e sotëm është arrestuar deputetja e Vetëvendosjes
 Aida Dërguti nga policia e Kosovës.Lajmin e ka dhënë policia e Kosovës në faqen e tyre zyrtare ne internet, si dhe bazën ligjore pse është bërë ky arrestim.

Deklarata e policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlen të potencohet se znj. A.D. ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Bashkangjitur mund të gjeni urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY