VIDEO/ Atletico Tucumnan kualifikohet…, por pa uniforma

VIDEO/ Atletico Tucumnan kualifikohet…, por pa uniforma

44
0
Shares

Një odise e pabesueshme ishte ajo e ekipit argjentinas Atletico Tucuman që luante për Copa libertadores ndaj nacional të ekuadorit.
Gjithçka nisi në aeroportin e qytetit Guayaquil, në ekuador ku skuadra argjentinase po përgatiste ndeshjen që do të luhej në kryeqytetin e Ekuadorit Quito.
Në momentin e nisjes së avionit pak orë para ndeshjes, autoritetet e aeroportit ndaluan fluturimin charter të skuadrës argjentinase për shkak të një parregullsie në dokumentacion. Me rrezikun e humbjes së ndeshjes në tavolinë pasi koha maksimale e vonesës në copa libertadores është 40 minuta, Atletico Tucuman u nis me një avion linje duke lënë pas të gjitha bagazhet, madje edhe uniformat e lojës së futbollistëve.
Në kryeqytetit Quito avioni mbërrin 13 minuta para fillimit të ndeshjes. Skuadra u paraqit në këtë takim me uniformat e kombëtares së 20-vjeçarëve të Argjentinës që gjendeshin në Ekuador për kampionatin amerikanojugor të kësaj moshe. Odisea përfundoi me fitoren e këtij takimi, historik dhe dramatik në të njëjtën kohë. Fernando Zampedri shënoi një supergol, që njëkohësisht i dha edhe kualifikimin ekipit për në turin e tretë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY