FOTO GALERI/ FSHF prezanton topat zyrtarë të sezonit të ardhshëm

FOTO GALERI/ FSHF prezanton topat zyrtarë të sezonit të ardhshëm

82
0
Shares

Image GalleryFSHF para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore e deri tek ajo amatore, përkatësisht, deri në fëmijët e moshave
7-vjeçare. Topat do të jenë të branduar me logot e kompeticioneve.
Mësohet se ka përfunduar brandimi final i topave, tashmë të konfirmuar, që do të përdoren në Garat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por edhe Topin zyrtar të FSHF-së.
Topi i Kategorisë Superiore dhe kategorisë së parë do të ketë certifikimin përkatës FIFA-Pro, i cili është niveli më i lartë i aprovimit të topave.
Ndërsa topat e stërvitjes do të kenë certifikimin e FIFA-IMS (International Match Standarts).
Topat do ti shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm 2017 – 2018. Sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY