Bujar Nishani refuzon Niko Peleshin, nuk i jep leje Ramës

Bujar Nishani refuzon Niko Peleshin, nuk i jep leje Ramës

51
0
Shares

Presidenti i vendit Bujar Nishani ka refuzuar pjesëmarrjen e Niko Peleshit, zëvëndëskryeministër, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet nesër.

Peleshi do të ndiqte mbledhjen e Këshillit në vend të Kryeministrit Rama. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndërmend të shkojë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak se do të kryente një vizitë në Kosovë ku do të takohej me përfaqësues të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.

Burime nga Presidenca i thanë disa televizioneve informative lokale në Tiranë se Presidenti kërkon pjesëmarrjen e Ramës në Këshill për shkak se nuk ka asnjë justifikim bindës për mungesën e tij në Këshill.

“Bazuar në kushtetutën e vendit, Presidenti Nishani nuk e miratoi zëvendësimin. Prania e Kryeministrit konsiderohet e nevojshme”, tha burimi nga Presidenca për televizionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY