Adriatik Lalla, pse shkoi te Nishani fill pas letrës

Adriatik Lalla, pse shkoi te Nishani fill pas letrës

50
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani fill pas letrës së hapur lidhur me refuzimin e vizës amerikane për Prokurorin dhe presionin sipas tij të ambasadorit Lu për interesa biznesi dhe në kushtet e konfliktit të interesit.

Takimi mes Presidentit dhe Prokurorit ka zgjatur 30 minuta. Nuk ka të dhëna lidhur me qëndrimin e Presidentit të vendit për polemikën me ambasadën amerikane, e para në këtë masë mes një institucioni publik në Tiranë dhe përfaqësisë së SHBA-së në Tiranë.

Letra e Prokurorit erdhi pas refuzimit të vizës amerikane për Llallën dhe familjen e tij si dhe pas akuzave që ambasadori bëri sot në mëngjes ndaj Prokurorit. “Prokurori ka shkelur kushtetutën kur ka nisur vetëm një kandidaturë për KED”, tha ambasadori në një takim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY