Basha: Edhe diplomatët e thanë se qeveria do vjedhë zgjedhjet, në 18...

Basha: Edhe diplomatët e thanë se qeveria do vjedhë zgjedhjet, në 18 shkurt të ngrihemi bashkë

36
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ripërsëritur sot thirrjen drejtuar qytetarëve që të ngrihen në protestën e 18 shkurtit në një protestës kundër qeverisë Rama.
Sipas Bashës, të gjithë, diplomatët e huaj dhe qytetarët japin të njëjtin mesazh, se qeveria do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet e 18 qershorit me paratë e shitjes së kanabisit.

Mesazhi i plotës i Lulzim Bashës në Facebook

Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.
Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.
Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY