Çmimet e perimeve shtrenjtohen me 50%, ja shkaku

Çmimet e perimeve shtrenjtohen me 50%, ja shkaku

57
0
Shares

Çmimet e prodhimeve vendase të stinës kanë pësuar një rritje jo të zakonte ditët e fundit, si pasojë ë dëmeve që krijuan temperaturat ekstreme të fillim muajit.
Sipas një vëzhgimi në tregjet me pakicë të kryeqytetit është konstatuar një rritje me 50 % e çmimit të spinaqit, preshit, sallatës jeshile, lulelakrës, brokolit, etj.
Një kilogram nga këto perime kushton më shumë se 300 lekë dhe ne të disa pika në qendër të kryeqytetit deri në 350 lekë. Tregtarët pohojnë se, vitet e fundit çmimi i këtyre produkteve në këtë periudhë varionte në rreth 200 lekë për kilogramë, por sipas tyre oferta për produktet vendase është rrudhur shumë nga i ftohti i janarit. Prodhimi i brokolit dhe spinaqit të fushës është dëmtuar thuajse tërësisht.
Kjo situatë jo vetëm që ka cenuar rëndë fitimet e fermerëve, por po ndikon edhe në xhepat e konsumatorëve, shumica e të cilëve nuk mund të përballojnë çmime të tilla.
Ilir Mile, nga shoqata e fermerëve Rrupaj në Krutje të Lushnjës pohoi pak ditë më parë për Monitor se temperaturat e ftohta në minus disa gradë, që zgjatën për disa ditë, e kishin dëmtuar të gjitha të mbjellat në fushë dhe sera. Mile tha se dëme janë krijuar më tej për fidanët dhe perimet e stinës dhe domatet për eksport.
Fermerë të tjerë kanë pohuar se i ftohti ka lënë një faturë të lartë pas. Një pjesë e madhe e agrumeve, portokalleve, mandarina dhe limonë do të kenë prodhim të kufizuar këtë vit, pasi filizat që janë dedikuar për prodhim këtë vit janë dëmtuar. Do të duhet të paktën një vit që këto pemë të rikuperohen.
Në Shqipëri, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 49% të buxhetit për ushqime, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37% (Kosova 43%), duke bërë që vendi ynë, për fatin e keq të qytetarëve të saj, të krahasohet vetëm me shtetet afrikane, si Kenia, Nigeria, Kameruni. Cilat vende shpenzojnë më shumë për ushqime? Fatkeqësisht Shqipëria krahasohet me Afrikën…
Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimeve të ushqimeve bazë rëndon ndjeshëm mbi buxhetin e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY