Itali, avokati gay i blen foshnjën 25-vjeçares shqiptare, por diçka shkon keq

Itali, avokati gay i blen foshnjën 25-vjeçares shqiptare, por diçka shkon keq

31
0
Shares

Një avokat italian gay dhe shoku i tij, kanë paguar një vajzë shqiptare për t’i blerë asaj fëmijën, por të tre kanë përfunduar në gjyq.
Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçarja shqiptare ka shitur foshnjën e saj tek avokati gay në vjeshtën e vitit 2015, kur e reja kishte mbërritur në Itali me këtë qëllim.
Në Pavese, ajo është martuar në zyrën e gjendjes civile me avokatin gay, ndërsa pak ditë pas martesës lindi foshnjën i cili u regjistrua si fëmija i avokatit.
E gjitha kjo në këmbim të 70 mijë eurove.
Por historia zbulohet për shkak të kësaj shume të madhe parash. Shqiptarja ka rrëfyer çdo gjë që ka ndodhur sepse kishte marrë vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë të premtuara.
Tanimë që po zhvillohet procesi gjyqësor, është urdhëruar testi i ADN-së, i cili ka konfirmuar dyshimet: avokati nuk është babai i fëmijës.
Tashmë avokati dhe partneri i tij, edhe ky shqiptar si dhe 25 vjeçarja që shiti foshnjën, rrezikojnë të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg. Përshtati Panorama, nga Corriere

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY