Rama dhe Ruçi thërrasin deputetët e PS-së në test, ja cilët janë...

Rama dhe Ruçi thërrasin deputetët e PS-së në test, ja cilët janë konfirmuar deri tani

40
0
Shares

Mbrëmjet e janarit e kanë gjetur selinë e Partisë Socialiste më dritat ndezur. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, herë së bashku e herë në alternim me njëri-tjetrin, kanë thirrur për raportim shtabet e partisë sipas qarqeve.
Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se në mbledhjet e qarqeve kanë marrë pjesë: të deleguarit e kryesisë sipas qarqeve, deputetët e zonave, kryebashkiakët, koordinatorët elektoralë, kryetarët e partive sipas bashkive, kryetarët e FRESSH-it, kryetaret e Forumit të Gruas dhe koordinatorët dixhitalë.
Në mbledhje kanë marrë pjesë dhe një pjesë e sekretarëve të PS-së, si: sekretari për marrëdhëniet me koalicionin, Musa Ulqini, ai i dixhitalizimit, Alfred Peza, sekretarja e koordinimit elektoral, Blerina Gjylameti dhe ajo e rinisë, Elisa Spiropali. Në emër të shtabeve sipas qarqeve kanë raportuar të deleguarit e kryesisë.
Ata kanë dhënë informacion të detajuar mbi listat e zgjedhësve, evidentimin e votuesve për herë të parë, hapjen e zyrave elektorale, intensifikimin e pritjes së qytetarëve, si dhe fuqizimit të strukturës dixhitale që merret me shpërndarjen e informacionit partiak në komunitet. Rama dhe Ruçi nuk i kanë kursyer kritikat për disa nga qarqet, duke evidentuar punën e dobët të strukturave në krahasim me ato të partive aleate të reja, kryesisht LSI-në.
Drejtuesit e PS-së ju kanë kërkuar deputetëve të dëshmojnë përgjegjshmërinë e tyre, si një mënyrë që gjithsecili të përcaktojë fatin e tij në listat e 18 qershorit.

Lëvizjet
Ndërkohë, Rama ka bërë një rishpërndarje të disa deputetëve duke i lëvizur ata nga zonat ku janë zgjedhur në 2013 për në qarqe të tjera.
U bënë disa muaj që Pjerin Ndreu, i zgjedhur në Tiranë, po ringre strukturat e PS-së në Pukë, duke forcuar mundësinë e kandidimit të tij në qarkun e Shkodrës. Në këtë qark kanë ikur dy socialistë, Tom Doshi e Mimoza Hafizi, teksa emri më i kuotuar për të kryesuar listën duket i deleguari i qarkut, Ditmir Bushati.
Një tjetër deputet që është zhvendosur nga zona e vetë është deputeti i Dibrës, Ulsi Manja. Atij tashmë i është besuar një strukturë e PS-në në rrethinat e Tiranës ku ka komunitet dibranësh.
Gjithashtu, ministrat Çuçi e Kumbaro janë investuar fuqishëm në Gjirokastër dhe Gjiknuri tashmë ka nisur punë intensive si i deleguar për qarkun e Vlorës.
Këto pozicionime nuk janë përfundimtare, por projeksioni ngelet i tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY