Hollandë anulon papritur vizitën në Tiranë

Hollandë anulon papritur vizitën në Tiranë

78
0
Shares

President i Francës, Francois Hollande anulon vizitën në Shqipëri. Presidenti francez kishte planifikuar një vizitë në Tiranë në mars ndërkohë qe pritej të shkonte edhe në Beograd, vetëm pak koha nga përfundimi i mandatit të tij në krye të Elizesë.

Motivet zyrtare të anulimit të këtyre vizitave nuk janë bërë publike, por Top Channel ka mësuar se situata politike në Francë ka detyruar Hollande të heqë dorë prej tyre, vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit si president.

Fushata elektorale dhe sondazhet, të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të kësaj partie të kërkojnë nga Hollande ndërprerjen e vizitave dhe një angazhim më të madh të tij në fushatë.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas sondazheve të publikuara, ku Marine Le Pen, e Frontit Nacional ishte në avantazh. Socialistët franceze do konkurojnë me ish-kryeministrin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY