REPLIKAT/ Alfred Lela sfidon Henri Çilin, përballen live në TV

REPLIKAT/ Alfred Lela sfidon Henri Çilin, përballen live në TV

77
0
Shares

Botuesi Henri Çili dhe gazetari Alfred Lela u përballen sonte për linjën editoriale, median, tregun, lirinë dhe parimet, pas largimit të këtij të fundi nga drejtimi i mediave “Mapo”.
Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “Neës 24”, botuesi Çili dhe gazetari Lela nuk kanë lëvizur shumë nga pozicionet e tyre të mëparshme. Çili pretendon se Lela ka dështuar në realizimin e zotimeve të marra në kontratë ndërsa ky i fundit i qëndron ndryshimit të linjës editoriale.
Lela tha se nuk e ka armik Çilin dhe se jeta për të do vazhdonte.
“U largova nga MAPO sepse nuk mund ta pranoja qëndrimin se tani Rama është reformator”, u shpreh Lela.
Ndërkohë, Çili nga ana e tij nguli këmbë se nuk ka ndryshuar linjën editoriale.
“Në kuptimin tim, nuk e kam ndryshuar linjën editoriale”, u përgjigj Çili.
Përkundër këtij deklarimi, Alfred Lela i ka sugjeruar ish-punëdhënësit të tij Henri Çili se cilin gazetar të bëjë drejtor tashmë që gazeta Mapo ka shpallur audicionet për këtë post që ka mbetur vakant.
“Merr drejtor të media Mapo Armand Shkullakun”, iu drejtua Alfred Lela, Henri Çilit duke e sfiduar për të provuar se edhe shkarkimi i tij nuk ishte për shkak të politikës editoriale.
Nga ana e tij Çili iu përgjigj sfidës së lelës, duke i thënë se drejtor të “Mapo” do të punësojë dikë që është në të njëjtën linjë me filozofinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY