EMRAT/ Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do të rigjykojnë në Apel Dritan Dajtin

EMRAT/ Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do të rigjykojnë në Apel Dritan Dajtin

60
0
Shares

Zgjidhen pesë gjyqtarët e trupit gjykues që do të shqyrtojnë dosjen në ngarkim të Dritan Dajtit në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Ata janë gjyqtarë që aktualisht ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Dosja në ngarkim të Dajtit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda për vrasjen e katër policëve më 7 gusht 2009 në Durrës, do të rigjykohet në Apel, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kalua, raporton “Panorama”.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga verdikti i Gjykatës së Lartë, rigjykimi i Dajtit në Apel kishte “ngecur” për shkak të pamundësisë së krijimit të një trupi gjykues. Të gjithë gjyqtarët e Apelit ishin konsumuar gjatë shqyrtimit të kërkesave të ndryshme të Dajtit gjatë gjykimit të tij të parë.
Të gjendur në këtë situatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi delegimin e pesë gjyqtarëve të Apelit Shkodër për gjykimin e kësaj dosjeje në Apelin e Krimeve. Dy ditë më parë, Apeli ka hedhur në short këtë pesëshe për përcaktimin e kryesuesit të gjykimit.
Burime pranë Apelit bënë me dije se trupi gjykues që do ketë në dorë dosjen “Dajti” përbëhet nga gjyqtarja Marina Rroboshta, kryesuese, dhe gjyqtarët Hajrie Muçmata, Aleks Nikolla, Luan Dervishi dhe Selim Kryeziu, anëtarë.
Largësia gjeografike e Gjykatës për Krimet e Rënda me atë të Apelit Shkodër duket se nuk do të jetë shumë e favorshme për procesin, duke iu referuar numrit tejet të madh të seancave të kësaj dosjeje gjatë gjykimit të saj në Shkallën e Parë dhe në Apel.
Dajti u dënua përjetë në korrik 2014. Vendimi u prish nga Apeli, i cili e ktheu dosjen për rigjykim.
Pas rekursit të këtij vendimi, Gjykata e Lartë e riktheu dosjen në Apel, por me një trup tjetër gjykues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY