Dibër, dehen në lokal, thërrasin familjarët për ndihmë dhe theren me thika

Dibër, dehen në lokal, thërrasin familjarët për ndihmë dhe theren me thika

58
0
Shares

Dy të plagosur janë regjistruar në Dibër, ndërsa dy të rinj, pasi kanë pirë me njëri-tjetrin, janë dehur dhe grindur midis tyre. Në ndihmë kanë thirrur familjarët, të cilët pas përleshjes me thika, kanë plagosur nga një person për çdo palë në konflikt.
Ngjarja ka ndodhur për motive banale sipas Policisë Vendore, në një lokal në qendër të njësisë administrative  Sllovë, Dibër.
Për pasojë është plagosur me thikë jashtë rrezikut për jetën vëllai i njërit prej protagonistëve të konfliktit.  Plagosja, nga ndodhur nga i ati i protagonistit tjetër të konfliktit.
Gjithashtu në konfliktin fizik i dëmtuar me mjete të forta ka mbetur edhe njëri nga dy të rinjtë që u konfliktuan. Dëmtimi i tij ka ndodhur nga vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit.

Ngjarja, sipas njoftimit të Policisë


diber-631x356Më datën 21.01.2017, në një lokal në qendër të njësisë Administrative Sllovë Dibër, shtetasit V. B., dhe E. Ç., pasi kanë konsumuar alkool me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.
Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin  dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.
Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V. B., si dhe babai e vëllai i shtetasit E. Ç.
Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E. Ç., ka plagosur me thikë  shtetasin B. B., 26 vjeç, vëllanë e shtetasit V. B.
Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E. Ç., 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi  H. B., 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V. B., 27 vjeç.
Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë  duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal i shtetasit:
-M. Çera, 59 vjeç, lindur  dhe banues në fshatin  Trojak-Sllovë-Dibër
Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit  Penal për shtetasin:
-H.  B., 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë  po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY