Kokëdhima: Rrugëtim të ndritur z.President Trump

Kokëdhima: Rrugëtim të ndritur z.President Trump

42
0
Shares

Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, me anë të së cilit i uron suksese në detyrën e re, presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump. Kokëdhima shprehet se personaliteti i jashtëzakonshëm i Trump mbush me shpresë jo vetëm zemrat e amerikanëve, por të të gjithë njerëzve, në mbarë globin. Ai thekson se Trump në fjalën e tij ka folur për mbarë botën, edhe për kastën sunduese në Shqipëri.
Statusi i plotë i Koço Kokëdhimës:
Rrugëtim të ndritur z.President Trump! Kam besuar çdo çast ne idetë, vizionin dhe fitoren tuaj, z.Trump. Kjo fitore madhështore dhe personaliteti Juaj i jashtëzakonshëm, mbush me shpresë jo vetëm zemrat e amerikanëve. Presidenti Trump tha: “Sot ne nuk po transferojmë thjesht pushtetin nga një parti në tjetrën, por ne po transferojmë pushtetin nga Washington D.C. dhe po ja kthejmë popullit amerikan. Nuk ka rëndësi cila parti kontrollon pushtetin, por nëse qeveria jonë kontrollohet nga populli. Njëzet janari 2017 do të kujtohet si dita, kur populli u bë sundues i kombit përsëri. Njerëzit e harruar të vendit tonë nuk do të jenë më të tillë. Një komb ekziston për t’u shërbyer qytetarëve të vet!” Z.President Trump foli për të gjithë qytetarët e planetit, foli për të gjithë ata që kanë veshë, foli edhe për kastën sunduese të Shqipërisë! Të mësojmë nga Presidenti Trump!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY