Erdogan garanton pushtetin, shumë pranë të qenit sulltan

Erdogan garanton pushtetin, shumë pranë të qenit sulltan

78
0
Shares

Mes  debatesh të zgjatura, betejash verbale e përplasjesh fizike, parlamenti turk e miratoi paketën e ndryshimeve kushtetuese që zgjerojnë pushtetin e presidentit Rexhep Taip Erdgoan.
Për kundërshtarët e Erdoganit, ky është një hap përpara drejt vendosjes së autoritarizmit në vend. Me votim të fshehte, 339 ligjvënës i thanë po propozimit polemizues, 142 e kundërshtuan, 5 vetë hodhën vota boshe e dy ishin të pavlefshme.
Projektligji tani pret firmën e Erdoanit javën që vjen. Reforma pas kësaj do të hidhet në referendum. Nëse rezultati do të jetë favorizues për Erdoanin, atëherë do ta qeverisë i pashqetësuar deri në 2029-n Turqinë kandidatë për anëtarësim në BE.
Presidenti do të ketë të drejtën të dekretojë një sërë çështjesh, që do të thotë se për disa prej tyre, ai mund të anashkalojë dhe parlamentin.
Posti i presidentit në Turqi është përgjithësisht ceremonial. Erdgoani e mori këtë detyrë në 2014-n pas më shumë se një dekade të kaluar si kryeministër e që prej atëherë, ka vazhduar ta dominojë politikën vendase duke i shtyrë në limit të drejtat e kryetarit të shtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY