VIDEO & EMRI/ Arrestohet mësuesja, u filmua duke dhunuar nxënësit

VIDEO & EMRI/ Arrestohet mësuesja, u filmua duke dhunuar nxënësit

68
0
Shares
 

Arrestohet mësuesja e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, e cila u shfaq në një video në emisionin investigativ “Stop”, duke dhunuar fëmijët e klasës së parë.

Mësuesja Fatime Vata, u filmua duke dhunuar nxënësit e klasës së parë në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë.

mesuese stop

Përmes kësaj kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni “Stop” duket dhuna shtazarake psikologjike dhe fizike që mësuesja ushtron ndaj fëmijëve gjatë procesit mësimor.

 

Mësuesja
 – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja
 – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja
 
– Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…

Mësuesja
 – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja
 – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja
 – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja
 – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?

Nxënësja
 – Një.

Mësuesja
 – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja
 – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!


Mësuesja
 – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja
 – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja
 – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY