Nishani uron Tajanin: Mbështetja juaj thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE

Nishani uron Tajanin: Mbështetja juaj thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE

39
0
Shares

Kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Bujar nishani, ka uruar sot Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Duke shprehur bindjen se nën lidershipin e Tajanit PE do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Nishani e siguroi Presidentin e ri, se institucionet shqiptare janë të angazhuara për përmbushjen në një kohë sa më të shkurtër e me sukses të prioriteteve kyçe dhe standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në BE.
“Mbështetja Juaj dhe e Parlamentit Evropian janë thelbësore në këtë proces”, vlerësoi midis të tjerave, presidenti Bujar Nishani.

Mesazhi i plotë i Bujar nishanit për Antonio Tajani

“I nderuar Zoti President,
Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.
Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Parlamenti Europian jo vetëm që do të kontribuojë në adresimin me sukses të sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Europian dhe qytetarët e saj, por do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Integrimi evropian mbetet objektivi strategjik më madhor për Shqipërinë dhe Ju siguroj se institucionet shqiptare janë të angazhuara për përmbushjen në një kohë sa më të shkurtër e me sukses të prioriteteve kyçe dhe standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja Juaj dhe e Parlamentit Evropian janë thelbësore në këtë proces.
Me dëshirën për t’ju takuar në një rast sa më të afërt, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Bujar Nishani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY