Basha niset për Uashington në inaugurimin e Donald Trump si president

Basha niset për Uashington në inaugurimin e Donald Trump si president

53
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha është nisur për një vizitë zyrtare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Ka qenë vetë Basha ai që ka bërë të ditur udhëtimin drejt Uashingtonit.
Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Basha theksoi se do të vijojë takime dhe me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse amerikane.
Në SHBA ndodhet edhe kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetët socialistë, Ervin Bushati dhe Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale.
STATUSI I BASHËS NË FACEBOOK:
Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorances ne Kongresin amerikan jam nisur për në Uashington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump. Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.
Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik. Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës eshtë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY