Rreth 500 vjedhje për vitin 2016 në kryeqytet, vendet “e preferuara” dhe...

Rreth 500 vjedhje për vitin 2016 në kryeqytet, vendet “e preferuara” dhe “teknikat”

51
0
Shares

478 vjedhje janë regjistruar në qytetin e Tiranës gjatë vitit 2016, 60% e të cilave kanë arritur të zbulohen nga Policia e Tiranës.
Sipas ekspertëve të policisë, vjedhjet e banesave kryhen pak a shumë me të njëjtin mekanizëm. Tipike është që autorët thyejnë bravën e derës ose dritaret dhe futen në banesa. Gjatë verës ndodh që ata të shfrytëzojnë një derë apo një dritare të lënë hapur.
Specialistja për krimet e hapura në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Matilda Bilali tha se gjatë vitit 2016 dukuria e vjedhjes në banesa ka patur autorë të miturit, të cilëve nuk iu duhet të thyejnë, por thjesht të mashtrojnë me naivitetin e tyre. Në këto raste ata trokasin në banesa për të kërkuar ushqim ose ndihmë dhe pasi hyjnë kryejnë grabitje.
Zonat që janë në objektivin e vjedhësve, janë ato më të populluarat dhe ato që konsiderohen zona luksi siç është zona e Bllokut apo vilat në Farkë.
Përgjatë një viti Policia e Tiranës ka kryer disa operacione për arrestimin e personave që kryejnë këto vjedhje. Disa prej tyre janë kontingjent të vjedhjeve pasi janë arrestuar e dënuar disa herë për këtë vepër penale. /Balkanëeb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY