Pranga tre shqiptarëve, kapen me 520 kg drogë në Itali

Pranga tre shqiptarëve, kapen me 520 kg drogë në Itali

53
0
Shares

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 520 kg kanabis në Lodi, duke arrestuar më pas edhe 3 shqiptarë.
Droga u zbulua gjatë një kontrolli të policisë italiane. Sipas mediave italiane, sasia e drogës është gjetur në dy automjete dhe një furgon.
Në fakt, njëri prej mjeteve ishte në ndjekje nga Policia, pasi dyshohej se në të kishte drogë. Ndalimi i tij zbuloi edhe dy mjetet e tjera.
Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë, që të tre drejtues të mjeteve.
Ata janë L.A. 39 vjeç, banues në Treviljo;  P.A. 33 vjeç dhe M.F. 28 vjeç. Bashkë me drogën u sekuestruan edhe një sasi prej 3 mijë eurosh.
Policia thotë se droga kapte vlerën e 5 milionë eurove nëse do të shitej në Itali.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY