DETAJE/ Kapet edhe vëllai tjetër pjesë e sherrit në Vlorë që i...

DETAJE/ Kapet edhe vëllai tjetër pjesë e sherrit në Vlorë që i mori jetën të riut

45
0
Shares

Një 32 vjeçar humbi jetën pas një sherri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Sherri është shënuar rreth orës 13: 45 minuta të 17 janarit 2017 rrugës së spitalit.
“Për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, banues në Vlorë” informon policia.
I riu u dërgua në spital por humbi jetën vetëm pak minuta pasi mbërriti në spitalin rajonal të qytetit.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj.
Fill pas ngjarjes u bë i mundur arrestimi i Klevisit, ndërsa rreth orës 17:55 ra në pranga dhe Novruzi. Kapja e tij u be ne lagjen “Kushtrimi” Vlorë.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY