EMRAT/ Paguan dy të mitur t’i prishin këndin e lojërave për konkurrencë,...

EMRAT/ Paguan dy të mitur t’i prishin këndin e lojërave për konkurrencë, dy në pranga

46
0
Shares

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi kanë paguar 2 persona të mitur të prishin pajisjet e një biznesi për arsye konkurrence.  Janë arrestuar në flagrancë Aurel Braçja, 24 vjeç, dhe Ymer Braçja, 54 vjeç të dy banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë paguar dy shtetas të mitur  që të dëmtojnë për arsye konkurrence pajisjet në këndin e lojërave në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në Elbasan. Gjithashtu policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy të miturve, K.K, 15 vjeç dhe J.P, 16 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY