VIDEO/ Tentojnë t’i ikin policisë, ja pamjet e përmbysjes së makinës së...

VIDEO/ Tentojnë t’i ikin policisë, ja pamjet e përmbysjes së makinës së trafikantëve të drogës

39
0
Shares

Përpjekja për t’i shpëtuar policisë ka përfunduar keq. Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa po transportonin një sasi lëndësh narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “GOLD RUSH” në pranga kanë përfunduar: Bertjan Pepkola, 24 vjeç; Aldo Përleka, 22 vjeç dhe Xhulio Përleka, 23 vjeç.

Policia kishte marrë informacione për këtë lëvizje, ndaj u vunë në ndjekje në fshatin Zues, të një automjeti tip “Benz” me targë LE 7958 A.

Makina drejtohej nga 23-vjeçari Xhulio Përleka, i cili në tentativë për t’i ikur policisë është aksidentuar. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Policia thotë se tre të rinjtë u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u dërguan në paraburgim. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg kanabis./ tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY