“Peza 1 miliardë e 100 milionë! Sa kanë bërë Beqaj, Ahmetaj, Gjiknuri,...

“Peza 1 miliardë e 100 milionë! Sa kanë bërë Beqaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Tahiri, Veliaj, Rama vetë?”

53
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar sot se duhet të nisë menjëherë një hetim i shpejtë për cështjen “Peza” dhe pasurinë e tij. Ajo ka thënë se kur Alfred Peza si deputet ka kaq shumë pasuri , imagjinoni sa kanë ministrat e qeverisë Rama. Kjo është deklarata e saj për shtyp:

Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance.
Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.
Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë.
Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë.
Po Beqaj i koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i charterave, tatimeve e doganave, po gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve.
Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraci më i madh?
Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përvec kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysëm.
Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin cdo ditë.
Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY