PD: Ja pse na takon neve ta zgjedhim Avokatin e Popullit, Edi...

PD: Ja pse na takon neve ta zgjedhim Avokatin e Popullit, Edi Rama ka shkelur marrëveshjen

38
0
Shares

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shkelur marrëveshjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit pas përfundimit të mandatit të Igli Totozanit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se kësaj radhe i takon PD-së që të zgjedhë Avokatin e Popullit, pasi mandatin e kaluar e zgjodhi Partia Socialiste edhe pse ishte në opozitë.

“Kur ishte Edi Rama në opozitë pati nje marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e Partisë Socialiste. Kjo marrëveshje duhet respektuar dhe propozimi i kandidaturës për Avokatin e Popullit i takon Partisë Demokratike”, thekson Edi Paloka duke folur në emër të selisë blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY