Vdes fëmija 6 vjecar, dyshimet se humbi jetën nga gripi

Vdes fëmija 6 vjecar, dyshimet se humbi jetën nga gripi

58
0
Shares

Një fëmijë gjashtë vjeçar me origjinë nga Kukësi por banues në Sauk, me iniciale A.Z., ka humbur jetën ditën e djeshme për shkaqe ende të pa konfirmuara në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Dushimet e mjekëve mësohet se janë lidhur me një problem në zemër që mund të ketë patur vogëlushi dhe që më pas i ka shkaktuar atij vdekjen, por nga veprimet, policisë i rezulton se ka qenë gripi ai që i ka marrë jetën gjashtë vjeçarit. Në dosjen që policia i ka dorëzuar Prokurorisë, shkruhet se fëmija është shtruar në QSUT në datë 12 Janar dhe një ditë më pas ka ndërruar jetë në reanimacionin e pediatrisë, sipas lapsi.al.

Me kërkesë të familjarëve, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi vdekjen fëmijës gjashtë vjeç. Nga veprimet e kryera deri më tani policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkak të komplikacioneve nga gripi, megjithatë do pritet vendimi përfundimtar i mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY