Vrau bashkëfshatarin për një plep, 35 vite burg për Xhavit Saraçin

Vrau bashkëfshatarin për një plep, 35 vite burg për Xhavit Saraçin

50
0
Shares

Gjykata e Kavajës ka dënuar sot me burgim të përjetshëm 55-vjeçarin Xhavit Saraçi (foto), i cili vrau me armë zjarri Ismet Xhanin, 28 vjeç, vitin e shkuar.

Por, në sajë të gjykimit të shkurtuar, Saraçi është dënuar me 35 vite burg.

Ngjarja

Në datën 4 janar 2016, sipas prokurorisë, viktima dhe një kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin.

Në atë moment, pranë tyre është afruar autori Xhavit Saraçi, i cili fillimisht u ka kërkuar mos ta prisnin pemën dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij.

Ndërsa, i afërmi i viktimës, Mario Xhani këmbënguli se plepi ka qenë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar.

Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY