VIDEO/ Sherr me grushte në qiell, avioni bën ulje të detyruar

VIDEO/ Sherr me grushte në qiell, avioni bën ulje të detyruar

52
0
Shares

Një ngjarje jo e zakonshme për udhëtimet më avion, ka ndodhur ditën e mërkurë gjatë një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi në bord ka ndodhur një përleshje mes dy personave. Mësohet se shkak ka qenë një debat midis një të moshuari dhe bashkëshortes, por më pas ka ndërhyrë një person i tretë dhe ka filluar “lufta” me grushte mes tyre. Viedoja e regjistruar nga një prej personave që udhëtonte në avion tregon momentin e përleshjes mes dy personave.
Edhe pse janë përfshirë dhe persona të tjerët, përfshi dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit, duket e pamundur për të t’i ndarë nga njëri tjetrin. Në këtë mënyrë piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Ataturk të  Stambollit, pasi kjo ka qenë zgjedhja e vetme që sherri të përfundonte.
Kanë qenë rojet e sigurimit ata që kanë bërë të mundur largimin e personit të moshuar dhe sherri të përfundonte pas pasoja të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY