Transvestiti Anxhela tenton vetëvrasjen me pirun

Transvestiti Anxhela tenton vetëvrasjen me pirun

53
0
Shares

Transvestiti shqiptar Anxhela në këto ditë të acarta që kanë mbërthyer Shqipërinë është strehuar në qendrën sociale të Kombinatit, aty ku kanë gjetur strehë rreth 80 persona prej përkeqësimit të motit në vendin tonë.

Ajo jeton në qiell të hapur së bashku me një grua të moshuar, që edhe pse pa asnjë lidhje gjaku, e konsideron si nënën e saj. Por në mes të dëborës, shiut dhe temperaturave me minus, mbijetesa në rrugë është e pamundur.

Megjithë ngrohtësinë në qendrën sociale, duket se gjendja shpirtërore e Anxhelës është e rënduar. Express mëson se ajo ka tentuar të dëmtojë veten, duke dashur të vetëvritet. Ajo ka qëlluar veten në parakrah me pirun, ndërsa pas thirrjes nga stafi i qendrës, ka mbërritur edhe policia. Fatmirësisht ajo ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është hera e parë që transvestiti tenton vetëvrasjen.

Ajo thotë se ndihet e braktisur dhe e paragjykuar nga shoqëria shqiptare, por apeli i vetëm që i drejton shtetit, është të ketë një çati mbi kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY