Përdhunohet 30 vjeçarja tek Kthesa e Kamzës

Përdhunohet 30 vjeçarja tek Kthesa e Kamzës

32
0
Shares

Një vajzë është përdhunuar tek Kthesa e Kamzës në Tiranë dhe në kërkim është shpallur një i ri i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.
Burime nga policia thonë se është shpallur në kërkim 32-vjeçari me inicialet G. Gj., pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga 30-vjeçarja me inicialet T. K., për përdhunim.
Burimet policore thanë se ndaj tij dosja është dërguar në prokurori dhe i riu është shpallur në kërkim.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranës, rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Policia e akuzon të riun se ka përdhunuar me forcë, kundër dëshirës saj 30-vjeçaren me inicialet T. K., nga Tirana. Ka qenë denoncimi i së resë që ka bërë policinë të nisë hetimet dhe shpalljen në kërkim të tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY