“Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës”

“Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës”

68
0
Shares

“Sot një gjykatë franceze urdhëroi lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, të arrestuar në mënyrë absurde nga policia franceze në aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazën e një urdhër-arresti kryekëput politik të lëshuar vite me parë nga xhelatët e Beogradit.”

Sali Berisha

Urdhër-arresti i Beogradit për ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja këto ditë e kërkesës për ekstradim, dëshmon edhe një herë se ora e udhëheqjes aktuale të Beogradit për Nikoliçin ka mbetur në kohën e Sheshelit, kurse Vuçiç në kohën e nismës së tij “një shtëpi për Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe një herë, jo vetëm albanofobinë e verbër të Beogradit ndaj shqiptarëve, por dhe hipokrizinë e plotë të dyshes Nikoliç-Vuçiç në procesin e dialogut me Kosovën, përpjekjen e tyre për destabilizimin e rajonit duke besuar se nëpërmjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund të rigjallerojnë ëndrrën e tyre makabre të Serbisë së Madhe.

Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar jo në të drejtën ndërkombëtare, por në mandat-arrestin politik të xhelatëve të Beogradit.

Iu rikujtoj me këtë rast atyre, se takspaguesit francezë paguajnë një gjykatë të veçantë ndërkombëtare për verifikimin e akuzave për krime lufte në Kosovë, por edhe se ata që kanë firmosur mandatin e arrestit politik për ish-kryeministrin e Kosovës, kanë bërë të njejtin akt në verbërinë e tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendeve anëtare të BE.

Madje nuk kanë ngurruar të dënojnë me dekada burg në mungesë, udhëheqësit kryesorë të këtyre vendeve, përfshirë këtu dhe ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak.

Une i bëj thirrje Bashkimit Europian të dënojë me ashpërsi, mandatin e arrestit dhe kërkesën për ekstradim për ish-kryeministrin e Kosovës dhe të rivlerësojë qëndrimin e Serbisë në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Europian, jashtë çdo impresioni të lojës kongentiale me dy porta të “Rusisë së vogël” në Ballkan!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY