Ahmeti zgjedh Gruevskin?

Ahmeti zgjedh Gruevskin?

52
0
Shares

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi të mërkurën se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në, e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Por kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim shton se nuk e ka vendosur ende nëse bisedimet do të përfundojnë me një ripërsëritje të partneritetit pasi forca politike që ai drejton aktiualisht është duke marrë në konsideratë 4 opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin me LSDM-në, bashkimin në një qeveri teknike, ose qëndrimin në opozitë.

Të gjitha këto mundësi janë hedhur në tryezë, thotë Ahmeti, dhe ne po i analizojmë me kujdes në nivelin më të lartë partiak. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit,
partia e Nikolla Gruevskit fitoi 51 vende në Parlament
, LSDM-ja 49 dhe BDI-ja 10.

Shumë parti të tjera e kanë përjashtuar mundësinë e një aleance me VMRO-në, ndaj afrimi i BDI-së është një prej mundësive të pakta që i mbetet për formimin e qeverisë.

Negociatat, sipas Ahmetit, nuk kanë për të qenë të lehta dhe ai nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit nëse partneri maqedonas nuk pranon
deklaratën e përbashkët të partive etnike shqiptare
, të dakordësuar më 7 janar.

Deklarata 7-pikëshe e realizuar me ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama synon barazinë e plotë mes shumicës maqedonase të vendit dhe komunitetit shqiptar, që përbën gati çerekun e popullësisë.

Dy partitë e tjera të bllokut shqiptar, Besa, që siguroi 5 vende në Parlament dhe PDSH-ja që mori 3, nuk do të marrin pjesë në negocjata për një qeveri të re me VMRO DPMNE-në.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY