Shkelzen Berisha: Taulant Balla ende nuk ka paguar paratë e shpifjeve të...

Shkelzen Berisha: Taulant Balla ende nuk ka paguar paratë e shpifjeve të vjetra

45
0
Shares

Djali i ish-Kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha është përgjigjur sot në lidhje me disa kauza të reja të lëshuara nga Taulant Balla në drejtim të tij.

Fjala është për mbledhjen e komisionit hetimor për CEZ në të cilin u artikulua rreth lidhjeve të mundshme mes një biznesmeni nga Kosova që kishte negociuar për privatizimin e KESH dhe Shkelezen Berishës.

Djali i ish-Kryeministrit hedh poshtë këto akuza duke i konsideruar ato shpifje të rradhës.

“Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdherin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi te ngushte, me nje person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnje lidhje”, dekan djali i ish-Kryeministrit.

“I denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit per shpifje, genjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjeter me trillime te reja, me shpresen se keshtu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel. Te ndertuara me ”placken” e Rames nga marreveshja me CEZ, per te vjedhur dhe ndare, 630 milione euro nga xhepat e shqiptareve.

I bej thirrje Rames qe para se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ”puplat” ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykates dhe te paguaje parate per shpifjet e vjetra”, përfundon prononcimin e tij Shkelzen Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY