“Kur Ramush Haradinaj të lirohet, Kosova nuk do të jetë kjo që...

“Kur Ramush Haradinaj të lirohet, Kosova nuk do të jetë kjo që është”

34
0
Shares

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi është i bindur se Ramush Haradinaj që ndodhet i arrestuar në Francë, do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi.
Sipas deputetit Blushi, Haradinaj po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtetet nuk e shohin si të tillë.
Reagimi i Ben Blushit për arrestimin e Ramush Haradinajt:
CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ
Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.
Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.Ato duhet ti fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi,por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë.
Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY