Priftërinjtë e Shqipërisë, cfarë u shkruajnë në një letër të sapomartuarve dhe...

Priftërinjtë e Shqipërisë, cfarë u shkruajnë në një letër të sapomartuarve dhe të fejuarve

72
0
Shares

Këto ditë, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit ipeshkvor për Laikët dhe familjen, ka publikuar një
Letër për familjet, drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë, por jo vetëm, edhe të gjithë atyre që besojnë te familja, te martesa dhe te ndjenjat e bukura të dashurisë ndërmjet burrit dhe gruas.

Ipeshkëvinjtë u drejtohen disa kategorive personash në letrën e tyre dhe theksojnë bukurinë e dashurisë dhe të martesës, sipas zëdhënsit të Ipeshkvisë, dom Gjergj Meta.

Së pari ipeshkvinjtë u drejtohen
prindërve. Një pikënisje e mire, madje e domosdoshme. Ndoshta sepse pikërisht, ata që kanë sot detyrën më të madhe të edukimit, për shkak të problemeve të mëdhaja shoqërore dhe ekonomike që po kalon vendi ynë, janë të munguarit e mëdhenj të familjes. Prindërimi i mirë dhe edukimi në familje krijon bazat më të rëndësishme për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë që duan të lidhin martesë. E kjo më së pari vjen nëpërmjet shembullit të jetës së tyre personale, si burrë dhe grua, si prind.


Ndodh shpesh – thonë ipeshkvinjtë në letrën e tyre –
që nga shqetësimi për fëmijët të harrojmë bashkëshortinbashkëshorten. Fëmijët rriten mirë nëse ju shohin duke jetuar të bashkuar!”. Një apel u bëhet prindërve që të mos ndërhyjnë në zgjedhjet e fëmijëve të tyre për sa i përket asaj martesore: “
Mos gaboni duke i kushtëzuar fëmjët tuaj në zgjedhjen e martesës, ndihmojini me përvojën tuaj, por jepuni kohë dhe liri për t’u pjekur.”

Subjekti i dytë të cilit ata i drejtohen janë
çiftet e reja. U kërkohet atyre të jenë të vëmendshëm ndaj kalimit nga faza e parë e entuziazmit, në jetën e përdtishme, aty ku martesa merr trajtat konkrete dhe nuk është më vetëm një fakt abstrakt. Kujdesi për njëri-tjetrin dhe për nevojat e nëjri-tjetrit, por edhe mikpritja ndaj jetës së re që ngjizet e lind. Këtu, përveç mikpritjes së jetës së re, hyn në lojë edhe dukimit i fëmijëve si një nga detyrat parësore të martesës.

Një kujdes dhe një thirrje të veçantë u rezervohet edhe atyre çifteve që po përjetojnë
krizën e divorcit apo të
ndarjes: “
Ju drejtohemi me dashuri atërore edhe juve o çifte të ndara ose të divorcuara. Mos u largoni nga kisha nga që keni dështuar në projektin tuaj martesor! Ajo do të vazhdojë të kujdeset për ju dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Afrohuni tek barinjtë tuaj me besim për të kërkuar ndihmën e përshtatshme për ju, dhe kështu të vazhdohet të ecet në fe në Jezusin Zot dhe Shpëtimtar.”

Së treti
të fejuarit. Pikërisht këtyre të fundit, Ipeshkvinjtë u drjetohen me shumë këmbëngulje që ta vlerësojnë kohën e fejesës si një kohë njohjeje e ndërsjelltë, shumë e rëndësishme kjo për të ndërtuar mbi themele të forta të ardhmen. “
Është një kohë e nevojshme për t’u njohur, për të kuptuar si arsyeton tjetri, nëse është i përshtatshëm për të ndërtuar një çift, nëse ka bashkëndarje të vlerave dhe zgjedhjeve themelore për të ndërtuar jetën së bashku. Një fejesë e jetuar mirë mund të mbërrijë edhe në përfundimin që ai nuk është përsoni i duhur për ty.”

Por ka edhe shumë rrezik që fejesa të kthehet në një pengesë për njohjen e ndërsjelltë, pasi në kulturën tonë shpesh fejesa është vetëm thjesht një formalitet, që duhet të çojë detyrimisht në martesë. Në fakt sa herë shumë çifte kanë filluar me problemet e tyre qysh në fejesë me shpresën se martesa do të sheshojë gjithçka, por nuk ka ndodhur ashtu.

Së katërti janë gjithashtu
të gjithë të rinjtë të cilëve u drejtohe ipeshkvinjtë në letrën e tgyre baritore. “…[ju që] ndjeni brenda jush se doni ta bëni jetën tuaj një kryevepër, ju drejtojmë një fjalë inkurajuese që ta shikoni të ardhmen tuaj me sy të lirë, pa u kushtëzuar nga moda dhe nga joshjet e botës.” Ndarja e brendshme që gjendet shpesh tek të rinjtë ndërmjet një modeli tradicional dhe një modeli modern jete shkakton shumë fraktura në jetën e tyre. Enë këtë process Kisha ofrohet si një ndërmjetëse shoqërimi për të edukuar të rinjtë në zgjedhjet e jetës së tyre.

Një tjetër subjekt dhe një pasuri e madhe për familjet janë edhe gjyshërit. Shpesh të lënë pas dore, por kanë një rëndësi të madhe në familje. Ipeshkvinjtë i shohin me mirënjohje për faktin se kanë ruajtur me shumë vështirësi besimin për bijtë dhe nipat e tyre gjatë viteve të rënda të komunizmit ateist. Nga ana tjetër, porositen gjyshërit që të kenë kujdes “…
të mos i lini si trashëgimi ngatërresa, xhelozi, mospëlqime, armiqësi sepse, duke kaluar nga një brezni në tjetrën, zmadhohen dhe krijojnë një shkatërrim në jetën e familjes dhe të shoqërisë.”.

Gratë janë gjithashtu një forcë e madhe në familje. Atyre u thuhet në letër: “
Nëpërmjet jush jeta rrjedh dhe kalon, falë po-ve tuaja dhe aftësisë tuaj për t’u sakrifikuar dhe për t’iu dedikuar tjetrit. Burri dhe fëmijët ndjehen të sigurtë, sepse është nëna që i mendon, që parashikon”. E gjithashtu rreziku i madh që sot imazhi i gruas paraqet, kur përcillet gjoja në emër të emancipimit dhe të lirisë një imazh i shtrembëruar i saj. “
Bota na propozon –shkruajnë ipeshkëvinjtë – modele grash gjithnjë e më të bukura në dukje dhe bosh brenda që tërheqin jo vetëm burrat, por edhe vetë gratë, gjithnjë në kërkim të një konfirmimi dhe një mirënjohjeje. Mos u gënjeni! Shikimi i të tjerëve ndërsa shpërblen na bën skllevër.”

Një mesazh i fundit, por jo më pak i rëndësishëm u bëhet
meshtarëve dhe të gjithë vepruesve baritorë që të kenë përzemër, me përkushtim çështjen e familjes në realitetet kishtare ku jetojnë dhe veprojnë. “
Familja është qeliza e shoqërisë dhe e Kishës – na kujtojnë ipeshkëvinjtë. –
Nuk mund ta lëmë pas dore! Është djepi i gjithçkaje. Duhet këmbëngulur (ose filluar) që të bëhen disa hapa, edhe të vegjël por konkret, mbi baritoren e familjes.

Në letër jepen edhe disa udhëzime konkrete, që sigurisht kanë nevojë më tej të shtjellohen e të konkretizohen në baritoren e përditshme. Këtë shpresojmë se do ta bëjë ndonjë komision
ah hoc pune në muajt në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY