DEKLARATA/I dashuri i George Michael trondit më 1 Janar

DEKLARATA/I dashuri i George Michael trondit më 1 Janar

51
0
Shares

Legjenda e muzikës britanike, George Michael mund të jetë vetëvrarë. Është ky pretendimi i ish-të dashurit Fadi Fawaz.

Në orët e parë të mëngjesit të 1 Janarit 2017, Fawaz ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se “George Michael u përpoq të vriste veten shumë herë dhe e arriti atë më në fund”. Por vetëm pas disa minutash nga postimi, Fawaz e mbylli Tëitter -in pas reagimeve të shumta për pretendimin e tij.

Sipas The Sunday Mirror, në Twitter -in e Fawaz shkruhej se “e vetmja gjë që George dëshironte ishte të vdiste”.

Autopsia e parë nuk zbuloi shkakun e vdekjes, si dhe nuk vërtetoi dyshimet nëse Goerge Michael kishte përdorur drogë ose substanca të tjera, megjithatë do të pritet një ekspertizë e dytë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në atakun kardiak.

Ylli i pop -it, George Michael u nda nga jeta në moshën 53 – vjeçare natën e Krishtlindjeve. Vitet e fundit ishte përfolur për një jetë të trazuar dhe përdorimin e heroinës, duke rralluar shumë daljet në skenë.

Ai konsiderohej një nga këngëtarët më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave, duke vendosur rekord për shitjen e më shumë se 80 milionë albumeve anë e mbanë botës.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY