Altin Bamllari, ironi dhe zemërim me “Bletën e artë”

Altin Bamllari, ironi dhe zemërim me “Bletën e artë”

253
0
Shares

Altin Bamllari, pronari i rrjetit të “Piceri “Era”, ka bërë bashkë në një postimin e tij në “Facebook”, ironinë dhe zemërimin  etij me çmimin “Bleta e artë”.
I njohur edhe si një person që ju kundërvu publikisht një incidenti me Policinë, ai zgjedh ti kundërvihet edhe këtij çmimi…, duke aluduar edhe për servilosje e blerje…
“Pothuajse dy dekada në treg, nga të parët që promovuam traditën shqiptare të gatimit, pikë referimi për qindra e mijëra shqiptarë e të huaj, çdo vit me certifikata ekselence nga TripAdvisor, punëdhënës i rëndësishëm, kontributor jo i vogël i buxhetit të shtetit, model i mirë për biznese të tjera të ndershme, por asnjëherë i inkurajuar nga qeveria, asnjëherë një ‘faleminderit’, asnjë çmim kartoni me firmë titullari e logo institucioni…
Kurrë!
Përkundrazi, neglizhencë, përçmim, arrogancë, dhunë verbale, presione, shantazhe, kërcënime, gjoba. Largqoftë t’iu kërkosh llogari, t’i kritikosh, t’u dalësh kundër…
Të nominojnë të parin për ‘Bleta e artë’ si dështaku më i madh i vitit.
Dy dekada biznes, dy dekada punë, mund, sakrifica, sfida, rritje, punësim, zgjerim, taksa, kontribute, sponsorizime.
Asnjë telefon, asnjë ftesë, asnjë kartolinë urimi nga zyrat e “aristokratëve” të pushtetit.
Asnjë…, për be.
Ata presin vetëm t’i marrësh, t’u lutesh, t’u servilosesh, t’i mburrësh, t’u japësh, t’ua kesh nevojën, t’i urosh, pse jo…, t’u blesh edhe ndonjë çmim”, shkruan Altin Bamllari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY