VIDEO/ Si u kapën trafikantët e municioneve luftarake

VIDEO/ Si u kapën trafikantët e municioneve luftarake

30
0
Shares

Dy persona u vunë në pranga, pasi u kapën në flagrancë teksa transportinin municione luftarake.
Policia e Tiranës ka njoftuar se arrestoi shtetasit A. S., 18 vjeç dhe K. T., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata, si duket edhe në video u kapën mat duke transportuar municionet.
Policia i ka hapur cantat mbushur me municione në sy të autorëve, të cilët i shtriu përtokë dhe i vuri prangat, para se ti hipte në furgon e ti çonte në komisariat.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në momentet që po trasportonin dy arka metalike, ku në brendësi të cilave dyshohej se kishte municion luftarak. Pas hapjes së arkave metalike, në brendësi të tyre janë gjetur 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm njofton policia.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm
– 1 triçikël, në pronësi të shtetasit K. T.
– 1 automjet i tipit “Volksëagen”, në përdorim të shtetasit A. S.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY