Zbardhet motivi për shkarkimin e Kokëdhimës

Zbardhet motivi për shkarkimin e Kokëdhimës

45
0
Shares

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të zgjedhur strukturat e saj, por një nga pikat më të rëndësishme të mbledhjes është shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
BalkanËeb ka zbardhur kërkesën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkakrimin e tij. Në tekstin e kërkesës thuhet se Kokëdhima prej disa mujash ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.
KËRKESA
Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti:
Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë
Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë:
Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY