VIDEO/ Kryetari i bashkisë disa striptiste, “dhuratë” pensionistëve për Krishtlindje

VIDEO/ Kryetari i bashkisë disa striptiste, “dhuratë” pensionistëve për Krishtlindje

51
0
Shares

Një kryetar bashkie i një qyteze në Madrid të Spanjës vendosi të punësonte disa striptiste në darkën e Krishtlindjeve të organizuar për pensionistët. Disa prej tyre shtangën kur darkës së tyre vjetore iu bashkuan kërcimtaret nudo.
Madje një pjesë e pensionistëve të qytezës së quajtur Loyoza del Valle, u larguan të sikletosur pasi striptistet filluan të kërcenin mes tavolinave, shkruan El Correo. Megjithatë kreu i bashkisë Jose Manuel Jimenez tha se nuk kishte asnjë pakënaqësi në festën e zhvilluar.
“Menduam të bëjmë diçka ndryshe, pasi gjithnjë kemi sjellë këngëtarë”, tha ai.
Jimenez shtoi se balerinat nuk kërcyen nudo por me një veshje që i bënte ato të dukeshin si të zhveshura. Edhe pse disa prej të moshuarve u larguan, të tjerët u kënaqën me atë që ndodhi, madje bënin fotografi me kërcimtaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY