Policia blindon Lezhën, Renea dhe një helikopter në vendngjarje, autori kërcënon blutë

Policia blindon Lezhën, Renea dhe një helikopter në vendngjarje, autori kërcënon blutë

139
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhene detaje te reja ne lidhje me grabitjen e ndodhur ne oret e para te dites se enjte në Lezhë. Sipas tyre, autori po mbahet i rrethuar sepse me arme ne dore po kercenon forcat e Rendit. Ne ndihme te policise rajonale kane shkuar edhe forcat Renea dhe helikopter qe po mbajne te rrethuar autorin ne Fushe -Gjorme.

INFORMACIONI PARAPRAK
Me date 22.12.2016 ,rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë ki nuk dihet akoma gjendja e tij pasi eshte transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore.
Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea.
Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas.
Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe -Gjorme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY