FOTO/ Kush është djali i arratisur nga komisariati i Krujës

FOTO/ Kush është djali i arratisur nga komisariati i Krujës

49
0
Shares

U arratis në mënyrë spektakore nga komisiariati i Krujës, vetëm pak orë pas arrestimit. I riu, Edison Pula është ky personi që shihni në foto publikuar nga News 24. Eshtë 21-vjeçar dhe sipas policisë është i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.
Policia ësht¡ në këmbë për gjetjen e tij, përfshi edhe 12 grupe të FNSH. Ndërkohë, forcat e rendit kanë ngritur postoblloqe në 3 pika në Krujë, pasi aty dyshohet se fshihet i riu si dhe janë kryer 17 kontrolle banesash. Po ashtu, kërkimet për 21-vjeçarin vijojnë edhe në Nikël.
Ai u arrestua dje mes 9 persona në lidhje me atentatin me tritol të ndodhur në muajin shtator ndaj Gentjan Bejtjas.
Ndalimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shënjestra”, ndërsa policia thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar dhe të rrezikshëm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin jo vetëm kanë tentuar të vrasin me eksploziv Gentian Bejtën, në fshatin Larushk të Krujës, por akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale si shkatërrim prone me eksploziv, vrasje të mbetura në tentativë, shitje e trafik droge, etj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY