Ministrja e Kulturës zbulon mashtrimin e kryeministrit me “koncertin e Vjenës” në...

Ministrja e Kulturës zbulon mashtrimin e kryeministrit me “koncertin e Vjenës” në Tiranë

45
0
Shares

Zbardhet marrëveshja, që ka firmosur Mirela Kumbaro dhe Shkëlzen Doli për koncertin në Tiranë.
Ajo që bie në sy nga kjo marrëveshja, është “angazhimi” i Ministrisë së Kulturës, e cila me kërkesë të Shkëlzen Dolit, të sigurojë që ajo vetë apo palët e treta të mos përdorin në asnjë mënyrë markën e regjistruar “Weiner Philharmoniker” (Filarmonia e Vjenës- Orkestra Filarmonike e Vjenës).
edkv1Ky “angazhim” zbulon nga ana tjetër, mashtrimin e Edi Ramës prej më se një jave me “ëndrrën që bëhet realitet” me “koncertin e Vjenës” në Tiranë, një ditë pas Vjenës.
Sipas marrëveshjes, koncerti vjenez në Tiranë mundësohet pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Kulturës dhe violinistit Shkëlzen Doli, firmosur më 6 qershor të këtij viti, mes Mirela Kumbaros (ministre- në cilësinë e partnerit institucional) dhe Shkëlzen Dolit (ideatori i koncertit e violinist i Filarmonisë së Vjenës).
edkvMinistria e Kulturës tha se janë dhënë 135 milionë lekë (të vjetra” prej saj, si një ndër organizatoret e koncertit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY