VIDEO SKANDAL/ Tiranë, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme blihet dhe pihet...

VIDEO SKANDAL/ Tiranë, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme blihet dhe pihet hashash

177
0
Shares

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare në Tirnë blejnë hashash dhe e konsumojnë atë.

Kamera e  “Fiks Fare” filmoi në disa shkolla në Tiranë, ku fëmijët e blinin dhe e shisnin drogën pa kurrfarë problemi.

Nisur edhe nga statistikat se është rritur numri i adoleshentëve që përdorin këtë lëndë narkotike, kamera e Fiksit dokumentoi me zë dhe figurë disa raste shit-blerje. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Shit-blerja e hashashit, nxënësit: Ky është Topmall

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë. Gjatë pushimit të gjatë, disa djem bisedojnë me ekipin e Fiks Fare. Biseda bëhet prnë kangjellave të oborit të shkollës.

unnamed (49)Njëri nga djemtë zotohet se do t’i ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me shokun e tij. Më pas, pranë bashkëpunëtorëve të Fiksit shkon një djalë tjetër dhe e pyet se për kur e do, pasi ai është përdorues vetë. “Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr” thotë nxënësi.

unnamed (50)Pas 30 minutash, pranë ekipit të Fiks Fare shkon një shitës, i cili thotë se ka dy teke.Teke është kodi që ai përdor për dy doza hashashi.  Bashkëpunëtorët dhe shitësi largohen pak nga shkolla. Shkojnë në një ndërtesë të vjetër që ndodhet 20 metra larg shkollës së mesme prfesionale të kamzës.. Atje shitësi i jep hashashin. “Ke shumë aty, mjafton. Ke për dy herë” thotë shitësi.

Fiksi shkon edhe në shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë. GAzetarët pyesin nxënësit që ndodhen gjatë pushimit të madh pranë rrethimit të oborrit të shkollës se kush mund t’ju gjejë hashash. Nxënësit tregojnë një qendër lojërash elektronike. Në këtë qendër ndodheshin disa djem, ku njëri prej nënësve futet dhe merr mallin brenda.

unnamed (51)Pas blerjes kamera e Fiks fare ka filmuar momentin kur nxëënsit e shkollës 9 vjeçare përgatisin cigaren e hashashit në oborrin e një pallatit që ndodhet pranë shkollës. Ata shprehen se malli është i mirë. Pasi diskutojnë me njëri-tjetrin, në fund i japin Fiksit edhe një dozë tjetër cigareje dhe largohen. Për të gjitha dozat, shitësit kërkojnë 10 mijë lekë të vjetra.

10-vjeçari duhanpirës: fillova cigaren kur isha 8 vjeç

Krahas fenomenit të pirjes dhe tregtimit të lëndës narkotike, në shkollat shqiptare pihen lirisht duhan. Në një shkollë në Vorë, kamera e Fiks Fare filloi disa nxënës që pinë duhan në oborrin e shkollës, pa i’u “dridhur qerpiku”.

Ndërkohë, i njëjti fenomen shfaqet edhe në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Edhe këtu, adoleshentët pinë duhan të pa shqetësuar nga stafi akademik.

Fiksi zhvendoset në Elbasan, ku disa fëmijë në këtë qytet pinë duhan rrugëve dhe tregojnë para kamerës “bëmat”. Një i mitur tregon se po bën vite që pi duhan dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

BISEDAT

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE, KAMËZ

Nxënësi– Hajde. Hajde pra.

Fiksi– Ç’a do më japësh?

Nxënësi– Po hajde pra.

Fiksi– Do vish të të them diçka? Më ndihmon me një cigare, teke? (hashash)

Nxënësi– Po moj.

Fiksi– Ke?

Nxënësi– Si s’kam. Ja të pyes këtë shokun.

Nxënësi tjetër-
 Për tani e do?

Fiksi– Eee

Nxënësi tjetër-
 Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Përdorues jam vet.

Fiksi-
 S’ke tani?

Nxënësi tjetër-
 Jo.

Nxënësi tjetër-
 Ku do presësh këtu?

Fiksi– Po.

Nxënësi tjetër-
 Në rregull.

Fiksi-
 Në rregull?

Nxënësi tjetër-
 
Po.

Fiksi–
 Të jap lekët? Sa do? Kam një 10-she. Ok?

Nxënësi-
 Në rregull.

Fiksi-
 
Këtu po të pres, mos u vono shumë, po bëj një xhiro.

Nxënësi-
 Jo.

Vjen shitësi.

Fiksi– Sa more?

Nxënësi– 2 (teke). Jam përdorues vetë, e pi përditë.

Fiksi– Do ma japësh apo jo?

Nxënësi-
 Ku ta jap, këtu? Hajde.

Shkojnë në më tutje dhe na jep boçen e kanabisit.

Nxënësi-
 
Të del kjo, të del e madhja.

Fiksi-
 Vetëm një?

Nxënësi–
 E di sa është aty?

Fiksi-
 Ma jep dhe një tjetër.

Nxënësi-
 
Po s’bone 3 (cigare).

SHKOLLA 9-vjeçare “ALEKS BUDA”, LAPRAKË

Fiksi-
 
Ç’a bone, si ja kalove? Ku mund të marr ndonjë qese?

Nxënësi-
 Veç në lagje. A do me marr ti?

Fiksi-
 Po.

Flet me shokun tjetër.

Nxënësi-
 O Ermal, a ke?

Nxënësi tjetër-
 Kam mbaru, e shita. Sa do, cigare?

Nxënësi-
 
Një teke pra.

Nxënësi tjetër-
 Tani do ta shohësh ti, kanë ata çunat.

Nxënësi-
 Te Bernardi?

Nxënësi tjetër-
 Eee.

Nxënësi-
 
Po e ka të mirë ai, po e kam në lagje, i thotë plakës time,

Nxënësi tjetër-
 E kanë të mirë këta, mora mbrëmë, q… m…..

Nxënësi-
 Jo të mirë, po tani e kanë bërë tritol, ja kanë q..r… Çdo tregtar mundohet me e marr mallin më të mirë.

Nxënësi tjetër-
 Normal.

Nxënësi-
 
Këtu është topmalli? Mrena. O topmall.

Shitësi-
 Hë ore.

Nxënësi-
 Ku je ore topmall.

Futen brenda të marrin mallin

Nxënësi-
 Shëndet.

Pamje kur e dredhin dhe e pinë

Djali-
 Sa lekë i merrni këto?

Shitësi-
 5 (mijë).

Djali– 5 mijë lekë?

Shitësi-
 Po.

Djali-
 Është i mirë?

Shitësi-
 Duhet me e pa qeta. Edhe ky nuk o i keq jo.

Fiksi-
 Qenka tritol.

Shitësi-
 Është bar i mirë me r… sh….

Djali-
 Ta kishe djeg me çakmak.

Djali tjetër-
 Ça ke bo?

Djali-
 Hiç t’u pi, si përherë. Sajova në një vend 50 gramë. Ky e di për ça më pëlqen ka një shije të mirë. A ke a do më?

Djali tjetër–
 Jo mor burrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY