EMRI/ Trafik droge nga Italia në BE, arrestohet i 20-ti në Shqipëri

EMRI/ Trafik droge nga Italia në BE, arrestohet i 20-ti në Shqipëri

40
0
Shares

Një nga tre personat e shpallur në kërkim nga policia në kuadër të një operacioni ndërkombëtar midis Shqipërisë dhe Italisë është arrestuar. Në pranga përfundoi Shpend C., 25-vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij e çon në 20 numrin e të arrestuarve të një grupi kriminal në fushën e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Italia në drejtim të vendeve të BE-së.
“Arrestimi në kuadër të Operacionit ‘Boaster’, i realizuar, në vendin tonë dhe në Itali ku një ditë më parë u arrestuan gjithsej 19 persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike (heroinë dhe kokainë), me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së”, sqaron Policia e Shtetit.
Policia thotë se operacioni është akoma duke u zhvilluar, për kapjen e të gjithë personave të implikuar në këtë organizatë kriminale.
Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, në Itali ishin arrestuar 17 persona, ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar në Shqipëri. Arrestimi i sotëm e çon në tre numrin e të arrestuarve. Operacioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY