”Çiklisti”, arrestohet në Durrës një skuadër droge

”Çiklisti”, arrestohet në Durrës një skuadër droge

60
0
Shares

Policia e durrës pas një hetimi 3 mujor ka finalizuar me sukses operacionin e koduar”Çiklisti”.Me anë të këtij operacioni kanë goditur një grup, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në qytetin e Durrësit si Kokainë dhe Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

•Florian Likmeta 41 vjeç, banues në Durrës;

• Detar Rama 24 vjeç, banues në Durrës;

•Erti Bllaca 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi proçedimi në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

•S.Zh. 23 vjeç, banues në Durrës;

•E.M. 22 vjeç, banues në Durrës;

• G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyrë u bë pasi:

Më datë 17.12.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, përfshirë edhe tre muajt të hetimit, u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndë narkotike, të ndara në doza për t’u shitur, konkretisht:

• rreth 100 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• rreth 500 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• një thikë;

• një kaçavidë, brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike;

• një biçikletë;

• lekë dhe

• aparatë telefoni celular.

Mekanizmi I kryerjes së veprës penale:

Të arrestuarit, dozat e lëndëve narkotike, Kokainën dhe Cannabisin e fshihnin në një pjesë të biçikletës(pjesën e pasme) dhe më pas I shpërndanin.

Mjeti që përdornin ishte biçikleta ose motor me qëllim që të mos identifikoheshin që po kryenin veprimtari të jashtëligjshme.

F.Likmeta ka qenë I arrestuar në vitin 2014, po për të njëjtën vepër penale(shpërndarës Kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY