Amnistia, kush përfiton nga 6000 të burgosurit

Amnistia, kush përfiton nga 6000 të burgosurit

45
0
Shares

Rreth 1000 të burgosur pritet të lirohen nga qelitë, ndërsa rreth 3000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi pas miratimit të ligjit për amnistinë që pritet të diksutohet javës që vjen në Kuvend.

Brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, diku rreth fundit të muajit janar, Drejtoria e Burgjeve duhet të ketë gati listën me emrat e përfituesve. Aktualisht në Shqipëri ka rreth 6000 të burogosur dhe 3200 të paraburgosur.

Sipas amnistisë, lirohen nga burgu të gjithë ata që janë dënuar deri në 10 dhjetor 2016, me burgim deri në 2 vjet, pavarisht sesa kohë u ka mbetur për të shyer. Amnistohen gratë 55 vjeç e lart dhe meshkujt 60 vjeç e lart, si dhe të burgosurit që kanë qenë minorenë në kohen e kryerjes së krimit.

Prej amnistisë së fundivitit do të lirohen dhe të burgosurit e sëmurë me sëmundje të pashërueshme dhe dëmtime të rënda të përhershme fizike. Ndrësa pushohen ndjekjet penale për krimet e dënueshme deri në 2 vjet të kryera brënda datës 30 nëntor, shkruan shqiptarja.com.

Në të gjitha rastet , nuk përfitojnë atë që veprën penale e kanë përsëritur, ose ata që i janë shmangur drejtësisë. Për rreth 3000 persona të tjerë do të aplikohet ulja e dënimit, konkretisht me 2 vjet për gratë dhe të miturit në kohën e krimit, si dhe një vit për burrat.

Nuk do të përfitojnë nga lirimi ose ulja dënimit, perosnat që kanë kryer krime kundër njerëzimit, vrasje ose plagosje me dashje, krime seksuale, rrëmbime, vepra penale kundër moralit, kundër fëmijëve, martesës dhe kundër familjes.

Të përjashtuar janë dhe ata që janë dënuar për krime kundër rendit kushtetues e qëllime terroriste, falsifikim dokumentash, manipulim rezultati të zgjedhjeve dhe krime të bandave të armatosura.

Sipas traditës gjatë shqyrimit në Kuvend, mund të zgjerohet ose ngushtohet gama e përfituesve të amnistisë, e cila do të nisë të zbatohet vetëm fillim vitin e ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY