Djali i ish-Kryeministrit fiton çmimin për Letërsinë

Djali i ish-Kryeministrit fiton çmimin për Letërsinë

39
0
Shares

Janë shpallur cmimet për letërsinë në Shqipëri të cilat tashmë janë reduktuar në dy, për krijimin më të mirë dhe përkthimin më të mirë.

Autori i vitit është shpallur Bashkim Shehu ndërsa përkthyesja e vitit është shpallur Edi Dibra.

Shehu e mori çmimin për librin “Fjalor udhëzues për misterin dosjeve”, ndërkohë që po drejton edhe projektin e qeverisë për ‘Shtëpinë e gjetheve”. Shehu është djali i ish-Kryeministrit të Shqipërisë në kohën e diktaturës, Mehmet Shehu i cili qëndroi në post nga viti 1952 deri në vitin 1981. Shehu pas vdekjes së të atit u burgos dhe më pas u internua deri në rrëzimin e komunizmit në vend.

Dibra është vlerësuar për përkthimin e një prej shkrimtarëve më të vështirë Marsel Prust. “Robinja” ka plotësuar edhe një nga ëndrrat e saj me këtë vepër. Çmimet e letërsisë në Shqipëri sollën edhe atmosferën e Nobelit në Ministrinë e Kulturës. Sepse pjesë e këtij eventi nuk ishin vetëm leximet e disa rreshtave nga dhjetë më të mirët e letërsisë së botuar në vitin 2015, por edhe disa nga vargjet e Bob Dylan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY